“Lutës ia varin rrugët e dëmtuara në tel”! (foto)

20.05.2015 (komentet: 0)

Në hapësirën para selisë ku ndodhet zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes , i kanë ekspozuar mbi 80 fotografi të rrugëve të prishura si dhe të ndërtimeve pa leje , të fotografuara anekënd Gjilanit , në mënyrë që, siç thonë ata, Luta sa herë që del në zyre, ta sheh këtë “ekspozitë tmerri” të rrugëve të qytetit. Vetëvendosje përmes kësaj performance ka kritikuar të parin e komunës në Gjilan për keqqeverisje dhe për dështim në investime kapitale.

 

 

Aktivisti i kësaj Lëvizjeje Ilir Hoti ka thënë se qytetarët e Gjilanit janë shumë të pakënaqur me qeverisjen e Lutës dhe se derisa pushtetarët janë në gjumë, Gjilani është në Kaos.

 

Ai tha se pushteti i udhëhequr nga Luta karakterizohet me pak punë e fjalë të mëdha, me shpenzime të mëdha për shëtitje e qejfe të pushtetarëve e dietë për qytetarët.

 

“Si rezultat i keqqeverisjes së Gjilanit investimet kapitale janë të vogla, të kualitetit të dobët dhe të realizuara shumë ngadalë. Prandaj as në vitin e dytë të qeverisjes Luta nuk e ka filluar as njërin nga projektet e mëdha me të cilët i ka fituar zgjedhjet: Lumi Mirusha që është më keçë se para dy viteve”, ka thënë Hoti.

 

Ai tha se zgjerimi i rrugëve që e lidhin Gjilanin me Prishtinën, Ferizajn, Dheun e Bardhë, jo vetëm që nuk ka filluar por me ndërtimet pa leje, (por me aprovim të pushtetarëve të korruptuar, “ Hib Petroli” dhe shumë objekteve tjera të ndërtuara skaj rrugëve, do ta pamundësojnë zgjerimin e këtyre rrugëve edhe në të ardhmen.

 

Sipas Hotit të vetëvendosjes, ndërtimet i objekteve të larta në afërsi ekstreme të Gjimnazit, shkollës fillore “Thimi Mitko” (ku edhe po uzurpohet prona publike), Hambarit të Qytetit e ndërtime të tjera pa leje paraqesin pengesa të mëdha për funksionimin normal të shkollave dhe segmenteve të tjera të jetës së qytetarëve.

 

Hoti tha se edhe “Varrezat e Dëshmorëve” janë ashtu si që kanë qenë edhe para 5 viteve.

 

“Investimet pa kontroll dhe mbikëqyrje teknike janë humbje parash sepse shumë projekte të realizuara shkel e shko nuk ju shërbejnë qytetarëve as një sezon të plot. Shumë kanale të hapura gjithandej rrugëve të qytetit në tetorin e vitit të kaluar janë të pa asfaltuara edhe sot e kësaj dite”, tha tutje Hoti.

 

Sipas tij, me drejtorët e drejtorive komunale është i pakënaqur edhe vet Luta, që i ka emëruar ata, kurse qytetarët janë shumë të pakënaqur me Lutën dhe këtë udhëheqje të paaftë e të korruptua. Prandaj është koha e fundit që pushtetarët të fillojnë me i realizua premtimet dhe me i ndërpre keqpërdorimet ose do të detyrohen të largohen nga Karriget në të cilat ka 18 muaj që po e keqpërdorin besimin e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

 

“Se në çfarë gjendje është Gjilani sot më së miri dëshmojnë këto fotografit që po i ekspozojmë këtu sot. Por ka shumë keqpërdorime që nuk janë pjesë e kësaj ekspozite, për të cilat qytetarët do t’i informojmë në forma të tjera”, ka thënë nga Ilir Hoti nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment