Luta me ftesë të senatorëve amerikan në Uashington DC

06.02.2015 (komentet: 0)

Displaying haziri-uashington.jpg

 Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në kuadër të “Lutjeve të Mëngjesit” po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Washington DC, me ftesë të senatorëve Robert P. Casey, Jr dhe Rober F. Wicker.

 

Gjatë një pritje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, z. Lutfi Haziri pati kënaqësinë të takoj dhe njoftoj për punën dhe angazhimet në Komunën e Gjilanit kongresmenët Eliot Engel e Robert Adelhorf, pastaj Jason Stainbaum nga Komiteti për Punë të Jashtme, Dan Server nga “SAIS”, Robert Goldstain nga “NDI”, Elen Goldstein nga Banka Botërore, Kristina Kiser nga “FBI”, kolonel Terry Anderson nga Pentagoni.   

Gjatë këtyre takimeve, kryetari Lutfi Haziri i ka njoftuar të sipërpërmendurit për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe për nevojën për investime në shumë resore, për çka edhe ka marrë zotimin e të sipërpërmendurve për ndihmë Gjilanit dhe qytetarëve të saj për t’ju mundësuar jetë të dinjitetshme.

Poashtu, kryetari Haziri do të ketë takime me rëndësi në Senat e Kongres dhe USSD që përfshinë Lutjet e Mëngjesit, ku merr pjesë Presidenti Obama, derisa pritet të ketë edhe takime të tjera në interes të kërkesave për donatorët në Gjilan dhe Anamoravë, duke i siguruar bashkëpunim dhe transparencë, sikurse edhe takime me komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ndryshe, Lutfi Haziri është kryetari i vetëm i komunave në nivel vendi që është ftuar për vizitë në Uashington, në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit. Në këtë ngjarje po marrin pjesë 130 burrështetas nga e mbarë bota./kokaj.net/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment