Luta: Jam njëri nga mbikëqyrësit e LDK-së për implementimin e marrëveshjes qeverisëse.

14.12.2014 (komentet: 0)

Luta: Jam njëri nga mbikëqyrësit e LDK-së për implementimin e marrëveshjes qeverisëse.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, në rrjetin social  FB ,a ka shkruar se ai është njëri nga mbikëqyrësit e LDK-së për implementimin e marrëveshjes qeverisëse.

“Është praktikë kudo në botën demokratike që çdo qeverie të formuar t’i lihen 100 ditë për të parë përformancën dhe rezultatet, e mandej të vlerësohet, qoftë nga opozita, qoftë nga të tjerët”, ka thënë Haziri.


Ai ka rikujtuar se ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër në dy qeveri të Kosovës, ndërsa tash “jam njëri nga mbikëqyrësit e LDK-së për implementimin e marrëveshjes qeverisëse”, ka shkruar Haziri.

Kreu, i LDK-së në Gjilan, dhe njëri nga figurat kyqe të LDK-së në vend, ka shfrytëzuar këtë klimë politikë të krijuar në vend dhe rolin që ai ka pasur që për herë të parë LDK të ketë postin e Kryministrit të  tu drejtohet qytetarëve të Gjilanit , se kjo qeveri do sjellë investime në rajonin e Gjilanit!

 “Unë jam zgjedhur kryetar me 60 për qind të votave të qytetarëve të Gjilanit për të qeverisur me duar të pastra, dyer të hapura dhe për ta kthyer kujdesin e qeverisë ndaj Gjilanit në investime. Me vetë faktin që kryeministri i Kosovës në ekspozenë tij në Kuvend, e përmendi ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, tregon për një kthim të kujdesit në investime për qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës. Do të vazhdoj të jem kërkues ndaj qeverisë, në mënyrë që të financoj projektet e rëndësisë së veçantë në Gjilan, për t’ua kthyer dinjitetin qytetarëve tanë. Do të vazhdoj të jem po ai që kam qenë”, ka thënë Haziri./xlpress.tv/

Kthehu mbrapa

Shto koment