Luta e jep betimin me 24 dhjetor si Kryetar i ri i Gjilanit

15.12.2013 (komentet: 0)

Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë mbledhjen inauguruese më 24 dhjetor. Mbledhja është ftuar nga kryetari i zgjedhur i Komunës, Lutfi Haziri.

Në këtë seancë, 35 anëtarët e rinj të asamblesë komunale të Gjilanit do të bëjnë betimin dhe do të nënshkruajnë  deklaratën solemne për marrjen e detyrës.

Një fjalë mirëseardhëse do ta mbajë anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, i cili njëherësh kryeson mbledhjen inauguruese të përbërjes së re të vendimmarrjes. Pastaj betimin do ta jap edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse para anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Anëtarë të Kuvendit Komunal janë: Lutfi Haziri, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Avdyl Aliu, Isa Agushi, Imet Rrahmani, Arben Mehmeti, Nevzad Rushiti, Zijadin Maliqi, Shpresa Kurteshi, Jehona Hyseni, Florina Jerliu (LDK), Izmi Zeka, Bujar Nevzati, Riad Rashiti, Sahit Abazi, Bajram Hasani, Shukrije Rapuca, Leonora Bunjaku, Fatbardha Selmani (PDK), Selami Xhemaili, Ibish Ibishi, Mevlyde Zejnullahu, Adelina Berisha (AAK-LDD), Nevzad Isufi, Fehmi Sylejmani, Besa Baftiu, Arijeta Rexhepi (VV), Arben Maliqi, Mizafere Ismajli (AKR), Selver Xhelili (LR), Labinotë Demi-Murtezi (PD), Sejdulla Kadriu (Vatra), Kadir Hysein (KDTP), Ismet Hajdini (PSD) dhe Srgjan Mitroviq (ZEP).

Kjo përbërje e Kuvendit mund të ndrrojë, për ndonjë anëtar, kur Haziri të merr postin e kryetarit e të formohet qeverisja lokale dhe në të përfshihen edhe ndonjëri nga këta këshilltarë të lartëpërmendur.

Përgaditi Lulzim Ademi.

Kthehu mbrapa

Shto koment