Luta e emron gruajen e mbuluar Labinote Demi dretoresh të shëndetsisë

31.01.2014 (komentet: 0)

Labinotë Demi – Murtezi, e cila ishte kandidate e Partisë së Drejtësisë (PD) për kryetare të Gjilanit është emëruar drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan. Subjekti i saj politik, ka arritur marrëveshje me LDK-në për të hyrë në koalicion bashkëqeverisjes dhe tashti LDK, AAK dhe PD do të udhëheqin në Gjilan.

Se kanë marrë Drejtorinë e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale, ka thënë edhe Selvete Shurdhani, kryetare e degës së PD-së në Gjilan, e cila ka thënë se subjekti i saj politik ka rënë në ujdi që me drejtoratin e ofruar të udhëheq pikërisht Labinotë Demi – Murtezi, sepse ajo e kishte marrë besimin e elektoratit gjilanas, duke qenë kandidatja më e votuar nga radhët e PD-së. Për PD-në janë rezervuar vende edhe nëpër komitete dhe sipas Shurdhanit, ky subjekt politik ka kuadro të mjaftueshme që të udhëheq sektorë komunalë.

Sipas Lutfi Hazirit, kryetar i Gjilanit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale është ndarë për partnerin e LDK-së, Partinë e Drejtësisë (PD), dhe se nga fillimjava në atë post do të jetë Labinota Demi – Murtezi, që aktualisht është këshilltare komunale, por edhe drejton Degën e PD-së në Gjilan.

“Një gjë duhet të kuptohet se drejtorët do të jenë drejtorë për stafin e tyre, në raport me kryetarin e komunës do të jenë këshilltarë ekzekutivë, ndërsa në raport me qytetarin do të jenë shërbyes.

Punoi Lulzim Ademi.

Kthehu mbrapa

Shto koment