“Luftë në kohë të dashurisë”, shaqet para publikut gjilanas

26.01.2016 (komentet: 0)

Në Teatrin e qytetit në Gjilan, mbrëmë është bërë shfaqja e dramës “Luftë në Kohë të dashurisë”, nga Teatri “Multimedia” – Prishtinë, e cila në skenë ka sjellur në mënyrë modern apo posmoderne dramën e luftës për dashuri, që prezantimi kryesor i saj ishte vendosur në një salon ondulimi si vend ku më lirshëm femrat shprehin hallet, brengat, por edhe dashurinë që kanë për intimitetin dhe investimin që bëjnë të duken më bukur dhe më tërheqëse.

 

 

Sikur edhe në shumë shfaqje të tjera, edhe në këtë mbrëmje, numri i publikut ishte ai që vëndet që ofron Teatri janë shumë minimale në krahasim me kërkesën për të parë shfaqjet.

 

Me këtë rast dyshja Jeton Neziraj dhe regjisorja Blerta Neziraj, kanë thënë se kjo shfaqje është pikërisht për të sjellur verzionin e dashurisë nga këndi i një salloni, ku shprehjet dhe intimitetet për dashurinë janë më lirshëm të rrëfyera mes femrave që frekuentojnë aty, për investimet që bëjnë në bukurinë e tyre.

 

Edhe publiku, ka pritur mjaftë mirë shfaqjen që ishte me skena të shumta provokimesh, e fjalëve intime të cilat prezantoheshin mjaftë lirshëm në këtë sallon, përkundër që kishte edhe nga debatues të shumtë pas shfaqjes që këtë e radhisnin në një shfaqje me shumë skena banale të panevojshme.

 

Ndryshe, temat “tabu”, përherë janë shoqëritë avangardiste që i tejkalojnë edhe kur ato janë me elemente banaliteti, intimiteti, apo tejkalim nga një në gjeneratë tjetër të shoqërisë, e cila është aktualitetiiI evaluimit të shoqërisë në përgjithësi. ​

 

Kthehu mbrapa

Shto koment