LIZ: Na i vodhën votat!

04.11.2013 (komentet: 0)

Gjilan – Arianit Sllamniku, kryetar i Lëvizjes për Integrim dhe Zhvillim (LIZ), në Gjilan, njëherësh bartës i listës së LIZ në garën për këshilltar komunal pretendon se iu janë vjedhur votat.



Sllamniku ka thënë për Portalin 2LONLINE, se nga takimet, konsultat dhe informimet nga terreni, kanë gjetjet faktike për devijimin e rezultateve te votave për këshilltar komunal, kryesisht në qendrat e vendvotimit në qytet por edhe nëpër fshatra.

Madje, Sllamniku si dëshmi për një gjë të tillë thotë të jetë edhe fakti se LIZ nuk ka votë as në atë vendvotim ku ka votuar vet ai dhe familjarët e ngushtë të tij.

“Sot para kalimit të afatit për Ankesa dhe parashtresa, në orën 17:35 deponuam argumentet si dhe përshkrimin e rasteve ku është bërë vjedhja e votës së LIZ-it dhe transferimi i votave tona tek ndonjë subject tjetër. Analizat e dala nga krejt kjo ngjarje ka të bëjë, se neve si subjekt i ri politik nuk kemi pasur të drejtë për komisioner dhe duke i besuar procesit zgjedhor si dhe angazhimit të mekanizmave të huaj dhe vendorë, nuk morëm masa për vëzhgues tanë nën siglën e LIZ-it”, ka thënë Sllamniku.

Ai tha se nga mënyrat më të qarta e kanë dëshmuar edhe me argumentet e tyre që besojnë se PZAP-ja do ti shqyrtojë për hir të procesit dhe transparencës si dhe kushtit demokratik që po e kalon Kosova.

“Neve njëherësh ju besojmë votuesve dhe përkrahësve tanë të cilët janë me numra treshifrorë por edhe ju falënderojmë për përkrahjen dhe besimin e tyre të dhënë me votë për ne”, ka thënë Sllamniku i LIZ-it. / 2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment