LIZ hapë fushatën dhe prezanton kandidatët

12.10.2013 (komentet: 0)

Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim (LIZ), ka preferuar një formë tjetër të hapjes së fushatës dhe të prezantimit të kandidatëve të saj për këshilltarë komunal, që sipas drejtuesve të saj, është në kuadër të fushatës së saj modeste e perëndimore, e jo si të tjerët me militantizëm e me harxhime enorme.


 

Arianit Sllamniku, drejtues i LIZ-it, njëherësh  bartës i listës për këshilltarë komunal, bashkë edhe me kandidatë të tjerë, kanë dalë  në në ambient të hapur  në qendër të qyteti dhe kanë prezantuar para qytetarëve të interesuar platformën e tyre politike dhe si janë prezantuar kandidaturat.

Kjo Lëvizje në zgjedhjet lokale të nëntorit,  garon vetëm për garën për këshilltarë komunal edhe atë me nëntë kandidatë. Arianit Sllamniku, bartës i listës, Ramush Osmani, Bukurije Selimi, Arbresha Hyseni, Sejdi Selimi, Isuf Salihu, Muhamed Kqiku, Marigona islami dhe Ekrem Sadiku.

Sllamniku ka kërkuar mbështetje nga qytetarët për këta kandidatë për, siç tha ai, përfaqësim  të denjët të interesit të qytetarit në Kuvend, duke qenë kritik ndaj qeverisjes së tanishme duke thënë se në Kuvend  nuk është mbrojtur interesi i qytetarit, por është votuar në stilin “fluturoj, fluturoi magari”   

Ai po ashtu ka thënë se qeverisjet e tanishme nuk kanë ofruar  asnjëherë alternativa për zhvillim  e LIZ- ka platformën e saj politike të realizueshme , e që për dallim prej kundërshtarëve të tjerë ajo sot po u shpërndahet edhe në formë të shkruar qytetarëve, derisa sa të tjerët kanë veç fjalë.

Sllamiku ka qenë kritikues i ashpër i qeverisjeve të deritanishme duke thënë se asnjëherë nuk është qeverisur për Gjilanin por se me Gjilanin kanë qeverisë rajone tjera, Drenicë, Dukagjin, Llap.. andaj edhe e kemi këtë stagnim të kësaj ane.  Por, se sipas tij ka ardhur koha që kjo të stopohet, sikurse duhe stopuar qeverisja ata që e vlerësojnë veten e tyre agallarë  e pashallarë, por duhet të qeveriset për qytetarin

Ai ka premtuar angazhim të kandidatëve të LIZ-it në KK-,  që çështjet që janë interes i qytetarëve i mirëqenies së tyre  të nxirren në Kuvend,  të trajtohen aty, dhe të shtyhen në drejtim të marrjes së vendime në favor të qytetarit.

Përndryshe, Sllamniku ka  përmendur projekte të shumta që nuk janë kryer   përkundër premtimeve, si lumi Mirusha, ka kritikuar  pushtetin se nuk ka trajtuar mirë çështjen e gjelbërimit, duke ia përmendur për të keq drunjtë dekorativ për shkak të çmimit të lartë për to, por edhe për projekte të tjera , si kanalizim, rrjetë ujësjellësi... që për rajone tjera janë çështje të kryera e të harruara.

Sllamniku ka prezantuar edhe pikë për pikë platformën politike të LIZ-it,  për parimet e objektivat,  për  projektet e tyren fushën e arsimit, shëndetësisë  ekonomisë, bashkëpunimit rajonal e të tjerë.

Ai ka ftuar qytetarët për t’i mbështet  kandidaturat e LIZ-it, pasi me përfaqësimin e tyre në Kuvend do të përfaqësohet drejtpërdrejt qytetari. / 2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment