Lirohet nga paraburgimi kirurgu

07.12.2013 (komentet: 0)

Dukuri e zakonshme. U mësuam me tituj në gazeta , portale, në TV siq janë:  U arrstua filan doktori siq kan qef ata vet të quhen, u zu duke vjedhur  barna, fasha .. filan Doktori . Mnadej pas pak ditësh  Lirohet nga paraburgime në mungesë të  fakteve, etj, e tj. Dita ditës po zvoglohet lista e emrave të mjekëve pa dosje në polici e gjyqësi.

 

Sot lexova në portalin  Rajonipress, se Luan Mustafa kirurg në spitalin e Gjilanit i dyshuar për marrje ryshfeti është liruar nga paraburgimi nga ana e gjykatësit Afrim Shala me arsyetimin se ndaj tij kanë pushuar arsyet për mbajtje në paraburgim.

Si zakonisht edhe kësaj radhe  avokati i tij Sadiku tha se klienti i tij e ka mohuar veprën në hetuesi dhe prokurori por lënda dhe procesi ndaj tij do të vazhdojnë ( pse mos me mohu).

 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Gjilan, gjatë një pune operative - hetimore kishte arritur që të arrestojë mjekun Luan Mustafa , kirurg nё spitalin rajonal të Gjilanit, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit". Problemi qëndron se a do të mundë kjo drejtori të mbledhë fakte, nëse ato ekzistohnë.

Sipas hetuesëve të kësaj drejtorie i dyshuari i kishte kërkuar dhe njëkohësisht i ka pranuar të holla (kesh) në vlerë prej 500 €, nё zyrën e tij (qendrën spitalore në Gjilan) nga një qytetar, me qëllim që ta operojë nënën e tij, e cila lëngonte nga një sëmundje në mëlçi, shkruan rajonipress.

Kthehu mbrapa

Shto koment