Lëvizja Vetëvendosje, nuk i harron mësimdhënësit!

09.03.2014 (komentet: 0)

Me rastin e 7 Marsit-Dita e Mësuesit, Lëvizja Vetëvendosje! qendra në Gjilan ka organizuar një takim rasti me mësimdhënësit dhe veteranët e arsimit të kësaj komuna, duke ju uruar këtë ditë të madhe dhe të shenjtë për arsimin shqiptar.

 

 

Ismajl Kurteshi, kryetar i Lëvizja Vetëvendosje! qendra në Gjilan, pasi  i ka përshëndetur dhe uruar këtë  festë të mësimdhënësve, ka thënë se  puna dhe kontributi i mijëra mësuesve në  gjithë vendin për arsimimin dhe edukimin e brezit te ri është pamohueshëm.
“Pa kontributin dhe mundin e Juaj, nuk do të ishin këto të arritura në arsim, sado të vogla krahashuar me vendet e zhvilluar, por shumë të mëdha për ne, duke marrë parasysh  rrethanat e deritashme. Vetëm me arsimin të drejtë do të ecim shpejt si kundër që do të zhvillohet edhe më shumë ekonomia. Dhe patjetër se prioritet i kësaj  shoqëria duhet të jetë arsimi dhe vetëm arsimi”, ka thënë Kurteshi, duke shtuar se urimet për mësuesit sot janë pafund, derisa në ketë ditë,  ne  të  gjithë se bashku kujtojmë mësuesit tonë  të  parë  që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.

Në emër të Shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Gjilan, të pranishmit i përshëndeti, kryetari i kësaj shoqate, mësuesi i respektuar  Ilmi Ibrahimi, i cili pohoi se arsimi aktualisht ka nevojë për një kujdesie shumë më të madhe nga organet relevante, derisa numërojë disa vështirësi, sfida dhe parregullsi që po e përcjellin sot arsimin gjilanas dhe atë kosovar. Ibrahimi porositë mësuesit e rinj se eksperienca e tyre do të jetë gjithmonë në shërbim dhe mbështetje të mësuesve të rinj, ashtu që arsimi të prosperojë edhe më tej. Po ashtu edhe shumë mësimdhënës dhe veteranë tjerë të këtij tubimi përshëndetën këtë ditë të shenjtë, duke shpresuar se në vitet e ardhshme  arsimi do të jetë dukshme në pozitë më të mirë seç është tani. /kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment