Legalizohen ndërtimet pa leje

12.01.2015 (komentet: 0)

Prikaz slikovne datoteke Legalizimi.JPG

Me emërtimin “Dita e Legalizimit” Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur një aktivitetet në qendër të qytetet me qëllim të informimit të qytetarëve, institucioneve dhe shoqatave për procesin e trajtimit të ndërtimeve të bëra pa leje.

 

Shpërndarjen e formularëve për legalizim po e ndihmojnë edhe nxënësit e shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai”.

Valon Shefkiu, drejtor i Urbanizimit Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit është ndarë i kënaqur sot me interesimin e qytetarëve të Gjilanit për të marrë formularët për legalizim, derisa ka informuar se deri më 5 shkurt 2015 regjistrimi bëhet pa pagesë.

“Në koordinim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot e kemi organizuar aktivitetin e emëruar si ‘Dita e legalizimit’ me qëllim të informimit të qytetarëve, institucioneve dhe shoqatave për procesin e trajtimit të ndërtimeve të bëra pa leje. Mbi të gjitha, qëllimi është që të inkurajohen të gjithë qytetarët t’i regjistrojnë ndërtimet e tyre pa leje deri më datën 5 shkurt 2015, kur edhe është afati i fundit për regjistrim. Ligji për legalizim ka hyrë në fuqi më 5 shkurt 2014 dhe jemi në fazën e hartimit të regjistrit të objekteve pa leje”, ka thënë me këtë rast drejtori Shefkiu.

Shefkiu është shprehur se pas 5 shkurtit do të bëhet një regjistër shtetëror i ndërtimeve pa leje dhe do të trajtohen të gjitha kërkesat e qytetarëve të Gjilanit, derisa ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë afat kohor dhe të aplikojnë për regjistrim të objekteve të bëra pa leje.

Ndryshe, 10 marsi i këtij vitit është data e publikimit të Regjistrit Shtetëror të Ndërtimeve pa leje, aplikuesit duhet të verifikojnë nëse ndërtimi i tyre është regjistruar, dhe për ndonjë gabim ose lëshim eventual.

Kthehu mbrapa

Shto koment