LDK – Thaçit: Përmbushi kërkesat e pensonistëve, mos bëjë spektakle me arsimtarë

17.09.2013 (komentet: 0)

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, përmes një komunikate ka bërë të ditur se solidarizohet me kërkesat e Sindikatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Gjilanit, të cilët sot protestuan para zyrës së kryetarit në largim të Komunës, në shenjë revolte ndaj neglizhimit kërkesave të tyre të kamotshme.



LDK konsideron se pensionistët janë kategoria që ka kontribuar shumë për këtë shoqëri. Gjendja e tyre sot është vërtet e mjerueshme dhe kërkesat e tyre vlerësojmë se janë legjitime. Ata meritojnë të bëjnë një jetë dinjitoze. 

Lidhja Demokratike e Kosovës i kujton kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit në largim Qemajl Mustafa se është më mirë që t’ua plotësojnë kërkesat legjitime të pensionistëve, e jo të bëjë spektakle me arsimtarë nëpër darka me taksat e qytetarëve gjilanas, përfundon komunikata e LDK-së. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment