LDK ngushllon familjen Haziri

06.10.2015 (komentet: 0)

E nderuara familje Haziri,

Lajmi për ndarjen nga jeta të Emrush Hazirit, na pikëllojë dhe na bëri të ndjejmë një emocion të veçantë për humbjen e veprimtarit të respektuar.

Vepra dhe figura e Emrush Hazirit do të mbetet shëmbëlltyrë e paharruar e veprimtarit të palodhshëm dhe mërgimtarit që angazhimin dhe dashurinë për atdheun e kanë të pashterrur.
Ai me kontributin e tij gjithë here do të kujtohet si burim frymëzimi për brezat e tashëm dhe të ardhshëm se si punohet për atdheun.

Formimi si familje e traditës patriotike, që brez pas brezi i kontribuoi çështjes kombëtare, na bëjnë që të bashkëndiejmë dhe të ndajmë dhembjen e humbjes së tij bashkë me Ju dhe me të gjithë miqt.

Familje Haziri, në këto çaste pikëllimi, bashkndjejm dhimbjen, dhe në emrë të degës së LDK-së, në Gjilan, ju shprehim ngushëlimet më të sinqerta!

Kthehu mbrapa

Shto koment