LDK në Gjilan distancohet nga deklaratat e individëve që nuk e përfaqësojnë LDK

11.01.2016 (komentet: 0)

 

 

Gjilan - LDK, vepron unike dhe në nëndegën e fshatit Dobërqan, ka kryesinë e dalur nga zgjedhjet dhe të drejtën e përfaqësimit legjitim të saj e ka kryetari z.Jasmin Avdyli, andaj deklarimet e individëve nuk janë edhe qëndrime të strukturave të saja ngase ato nuk përfaqësojnë strukturat dhe elektoratin e LDK-së.
 

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, pas një deklarate të shfaqur në media se kinse kryesia e nëndegës së fshatit Dobërqan, ka marrë disa vendime e të cilat bien në kundërshtim direkt me qëndrimet e partisë, deklaratë kjo që nuk përkon me politikat strategjike të LDK-së dhe e cila vije nga individ të caktuar e që nuk përfaqësojnë strukturat e partisë, njofton anëtarësinë dhe opinionin e gjerë se Dega e LDK-së në Gjilan, qëndron fuqishëm pranë vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe si e tillë vepron konform vendimeve që dalin nga organet qendrore të partisë dhe interesave të anëtarësisë, por me qëllim që të njoftojmë opinionin lidhur me qëndrimet e shfaqura së fundmi nga individë, sqarojmë se një deklarim i tillë nuk vije nga strukturat e nëndegës në fjalë, por si i tillë është veprim i një individi i cili para ca kohe është tërhequr edhe nga të qenit anëtar i LDK-së.

LDK, vepron unike dhe në nëndegën e fshatit Dobërqan, ka kryesinë e dalur nga zgjedhjet dhe të drejtën e përfaqësimit legjitim të saj e ka kryetari z.Jasmin Avdyli, andaj deklarimet e individëve nuk janë edhe qëndrime të strukturave të saja ngase ato nuk përfaqësojnë strukturat dhe elektoratin e LDK-së.

Në nëndegën e përmendur strukturat janë mjaft aktive dhe në koordinim me degën po veprojnë fuqishëm në realizimin e programit qeverisës të LDK-së, andaj deklarimet e tilla në këto momente vlerësojmë se janë të dëmshme për të mos thënë të qëllimshme dhe dëmtojnë interesat strategjike të LDK-së, të cilat janë të orientuara drejtë mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe integrimit në familjen e madhe evropiane thuhet në reagimin e degës së LDK-së.

Kthehu mbrapa

Shto koment