LDK: Luta në Përlepnicë, merr përkrahje si në kohën e Rugovës

13.10.2013 (komentet: 0)

Përkrahja për Lidhjen Demokratike të Kosovës po kthehet si në kohën e Ibrahim Rugovës. Përkrahje të fuqishme ka marrë sot kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit me banorët e Përlepnicës.


“Boll kemi duru. Na ka ardh te hunda ky pushtet. Ka ba diferencime gjithkah, tuj fillu prej bujqësisë. Shpresat i kemi tek ju zotëri kryetar. Krejt Përlepnicën e keni kah veti”, kanë thënë banorët e Përlepnicës.

I emocionuar me mbështetjen e plotë është shprehur të jetë kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri. Ai falënderoi përlepnicasit për mbështetjen, duke u premtuar investime në infrastrukturë dhe subvencione të mëdha në bujqësi. 

“Familja tek ne është më e rrezikuara nga papunësia, nga gjendja e rëndë sociale. Sot një familje s’ka mundësi t’i dërgojë të gjithë në studime universitare, ose e dërgon një antëtar ose hiç. Kjo nuk do të ndodhë në qeverisjen e LDK-së sepse ju nuk do t’i keni këto probleme. Familja zhvillohet duke pasur subvencione në bujqësi. Ne do t’ua mundësojmë që prej prodhimit e deri në korrje t’i keni falas. Do t’ju krijojmë kushte që t’i zhvilloni të gjitha kulturat tjera bujqësore”, është shprehur z. Haziri.

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, ka kërkuar nga banorët e Përlepnicës që me gjithë potencialin ta mbrojnë votën nga ata që sot janë në pushtet me vota të vjedhura.

“Ju po e shihni që gjendja në Gjilan dhe në fshatra është e keqe. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje dhe së bashku do të japim leksion qysh qeveriset. Përlepnica është vend i kulturës, është më e vjetër se Gjilani. Qytetarët e Përlepnicës janë europian, por kanë qeverisje aziatike, të mbylluar për qytetarët, të zhytur në krim e korrupsion. Duhet angazhim nga të gjithë që të mbrojmë votën me të gjithë potencialin për ta kremtuar fitoren e madhe më 3 nëntor”, tha Haziri. /2LONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment