LDK: Komuna e Gjilanit ‘kampione’ për borxhe

21.09.2013 (komentet: 0)

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka kohë që ka prezantuar para publikut shkeljet e mëdha që ka bërë dhe po bënë vazhdimisht Komuna e Gjilanit.


 



Saranda Bllaca, zëdhënëse e LDK-së ka thënë se gjetjet për komunën e Gjilanit që janë prezantuar sot nga Insituti GAP dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) kanë qenë dhe janë vazhdimisht shqetësim i LDK-së dhe për këtë e kemi njoftuar me kohë opinionin publik transmeton 2lonline.

Bllaca tha se në bazë të të dhënave që posedon Lidhja Demokratike e Kosovës, borxhi i Komunës së Gjilanit është shumë më i madh se ai që është prezantuar sot nga GAP, e që fatkeqësisht e kapë shifrën e afro 7 milionë eurove.

Ajo tha se LDK vlerëson se është për keqardhje fakti që Komuna e Gjilanit është ‘kampione’ sa i përket borxheve që u ka operatorëve të ndryshëm privat, krahasuar me komunat tjera në vend, e që është krejtësisht kundër ligjore.

“LDK konsideron se ky pushtet që udhëhiqet nga PDK dhe kryetari në largim Qemajl Mustafa, e ka stërkeq çdo sektor, ka gënjyer qytetarët duke mos i përmbushur asnjë nga premtimet, ka punësuar militantë në administratë në mënyrë jo ligjore etj. Ky është regjim i frikësimit e i shantazhit dhe kurrsesi pushtet që u shërben qytetarëve. Por, fatmirësisht, ky regjim do të pësojë fiasko me 3 Nëntor”, prezanton qëndrimin e LDK-së, zëdhënësja Bllaca.

Kthehu mbrapa

Shto koment