LDK: Gjilani nuk është qytet i gjarpërinjve, por i ushtarëve të Ibrahim Rugovës

24.06.2015 (komentet: 0)

Gjilan - Reagimi i degës së PDK-së në Gjilan, më saktësisht i disa individëve brenda saj, ku e cilësojnë Gjilanin "si qytet të gjarpërinjëve" tregon se në çfarë deregje ka ra ky subjekt thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, konsideron se Gropën e “Hajdin Sejdisë” e ka krijuar ky subjekt përgjatë qeverisjes së keqe dhe abuzive për gjashtë vjet dhe ne po heqim edhe këtë problem, të cilin u pa se juve nuk u ka interesuar kurrë ta zgjidhni.


Gjilani nuk është qytet i gjarpërinjve, por është qytet i ushtarëve të Ibrahim Rugovës. Kjo u dëshmua në dy palë zgjedhjet e fundit që Gjilanin e dominon ushtria e Rugovës, të cilët ua treguan vendin, duke ju zhvendosur në vendin e tretë.

Kështu si po vazhdon kjo degë me shpifje, etiketime e me rrena, në zgjedhjet e ardhshme qytetarët e Gjilanit do ta ndëshkojnë edhe më keq sepse nuk mashtrohen më.

Në Gjilanin e udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, tashmë është heqë tuta, pabarazia, bojkoti, keq qeverisja abuzive e korruptive dhe brenda një viti e gjysmë ne ua kthyer dinjitetin qytetarëve me qindra projekte në të mirë të tyre, duke qeverisur me duar të pastra e dyer të hapura dhe për këtë jemi krenarë.

Gjilani i është kthyer gjilanasve, ndërsa ju do të mbeteni të frustruar së paku edhe për një dekadë thuhet në reagimin e LDK-së dega në Gjilan

Kthehu mbrapa

Shto koment