LDK e Gjilanit po feston fitoren

04.11.2013 (komentet: 0)

Deklarata e Lutfi Hazirit se po udhëheq në të gjitha vendvotimet ka nxitur aktivistët e LDK-së që të festojnë në qytetin e Gjilanit.

Shumë aktivistë të LDK-së kanë dalur nëpër rrugët e qytetit për të festuar fitoren e këtij subjekti politik. Lutfi Haziri tashmë ka deklaruar se po udhëheq në shumicën e qendrave të votimit.

Haziri ka kërkuar që të festohet qetë dhe me dinjitet ashtu siç i ka hije gjilanasve.

Krahas aktivistëve të LDK-së më herët në qytet janë par edhe vetura me flamuj të PDK-së, por Izmi Zeka ka deklaruar se PDK do të festoj pasi të marrë të dhënat e sakta nga të gjitha qendrat e votimit.

Përgaditi Lulzim Ademi.

Kthehu mbrapa

Shto koment