Kryetari Haziri uron qytetarët me rastin e ndërrimit të motmoteve

31.12.2015 (komentet: 0)

 

 

Gjilan, 31 dhjetor 2015 – Me rastin e ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar të gjithë qytetarët. Në mesazhin e urimit thuhet:

 

 

“Në emër të të gjitha institucioneve komunale të Gjilanit, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar paqe, mbarësi, mirëqenie, lumturi e harmoni në familjet tuaja në vitin 2016.

 

Në këtë çast kremteje, ne të gjithë duhet të jemi më afër njerëzve që u duhet ndihma, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dashuri, dhe kujdes dhe dora e ndihmës për këtë shtresë të qytetarëve tanë duhet të jetë përherë e zgjatur.

 

Duke u angazhuar me mirëkuptim dhe solidaritet, besojmë shumë që do të arrijmë të realizojmë programin për zhvillimin e Komunës sonë, për jetë dhe mirëqenie më të mirë për çdo qytetar dhe çdo familje në Gjilan.

 

Gjithashtu, apeloj tek të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit që të festojnë me kujdes ndërrimin e moteve. Gëzuar 2016!”, thuhet në urimin e kryetarit Lutfi Haziri me rastin festës së Vitit të Ri 2016.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment