Kryetari Haziri uron BI-në dhe qytetarët për Festën e Fitër Bajramit

16.07.2015 (komentet: 0)

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, Sylejman Osmanin dhe të gjithë qytetarët e besimit islam.Në urim thuhet:

 

 

“Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, më lejoni të uroj Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, e cila vie pas një sakrifice një mujore me agjërim për Zotin.

 

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

 

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

 

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit e kryetarit Haziri.

Kthehu mbrapa

Shto koment