Kryetari Haziri takoi komandantin e KFOR-it turk, Zorlu Topaloglu

14.04.2014 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it turk, Zorlu Topaloglu, të cilit i ka uruar suksese në këtë detyrë.

 

Gjatë takimit, kryetari Haziri e ka njoftuar z. Zorlu Topaloglu për bashkëpunimin e mirë që Komuna e Gjilanit do ta ketë me  KFOR-in turk dhe qeverinë turke në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

Në këtë takim, kryetari Haziri ka thënë po ashtu se bashkëpunimi është shumë i mirë edhe me komunitetin turk në Gjilan, duke konfirmuar se do t’i ndihmojmë ata për t’ua zgjidhur problemet e tyre.

Në takimin mes Hazirit dhe Zorlu Topaloglu është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Gjilan, e cila, u vlerësua e qetë dhe stabile.

Kreu i KFOR’it turk, Zorlu Topaloglu, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke konfirmuar për bashkëpunimin e mirë që do ta kenë.

Kthehu mbrapa

Shto koment