Kryetari Haziri priti në takim drejtorin rajonal të OSBE-së, Ulrich Biffar

02.06.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin e zyrës rajonale të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar. Në takim është biseduar për bashkëpunimin e mirë që ka Komuna e Gjilanit me OSBE-në, sikurse edhe për projektet e kësaj organizate në të mirë të gjilanasve.

Në takimin mes kryetarit Lutfi Haziri dhe drejtorit rajonal të OSBE-së, Ulrich Biffar, u vlerësua puna e madhe e Komunës së Gjilanit në avancimin e tolerancës ndërfetare përmes disa takimeve që janë mbajtur, sikurse edhe një turne futbolli që u mbajt këtë vikend me përfaqësuesit e bashkësive fetare për promovimin e tolerancës.

 

Kryetari Haziri e ka falënderuar OSBE-në për kontributin e tyre për avancimin e dialogut ndër-fetar, duke theksuar se Gjilani dhe Anamorava njihet për tolerancën ndër-fetare.

 

Haziri e Biffar u shprehën se bashkëpunimi i mirë mes Komunës dhe OSBE-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithnjë për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të Gjilanit. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment