Kryetari Haziri ndihmon 20 familje skamnore me nga 50 euro për Fitër Bajram

16.07.2015 (komentet: 0)

 

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka gëzuar sot 20 familje me gjendje të rëndë sociale, duke ua dhuruar nga 50 euro për secilën nga kursimet e tij.

 

“Jemi në prag të festës së Fitër Bajramit dhe përmes Qendrës për Punë Sociale, kam  përzgjedhur 20 familje me gjendje të rëndë sociale në Gjilan. E kemi për obligim t’ua shtrijmë dorën njerëzve që kanë nevojë sepse duke qenë solidar, ne jemi më afër Zotit”, është shprehur kryetari Haziri.

Kryetari Haziri ka apeluar tek të gjithë ata që kanë mundësi që t’i ndihmojnë familjet në nevojë për t’ua zbutur sado pak gjendjen e rëndë.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment