Kryetari Haziri mirëpret një delegacion të mësimdhënësve nga Shqipëria
11.06.2015 (komentet: 0)
Një delegacion i mësimdhënësve nga Shqipëria, gjegjësisht nga komunat Elbasan, Korçë dhe Librazhd, kanë vizituar Komunën e Gjilanit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave rreth arsimit gjithëpërfshirës.
Delegacioni është mirëpritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili i falënderoi për vizitën dhe i garantoi bashkëpunim të vazhdueshëm institucional.
Mësimdhënësit nga Shqipëria, të cilët shoqëroheshin edhe nga përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, kanë përzgjedhur Komunën e Gjilanit si model i mirë i gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta.
Delegacionin e mësimdhënësve e ka pritur edhe drejtorin i Arsimit, Nazmi Musa, ku së bashku kanë vizituar institucionet parashkollore si dhe dy shkolla gjithëpërfshirëse.
Delegacioni nga Shqipëria ka ftuar një delegacion nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga Drejtoria Komunale e Arsimit që të vizitojnë Shqipërinë për të vazhduar shkëmbimin e përvojave të mira mes vete