Kryetari Haziri e ministri Murati koordinojnë aktivitetet për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve

14.05.2015 (komentet: 0)

Displaying Ministri Murati- Haziri (1).JPG

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu dhe shefi i Kabinetit Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim ministrin e Diasporës, Valon Murati dhe bashkëpunëtorët e tij.

 

Në takim është biseduar kryesisht për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë.

“Ministri i Diasporës po e viziton sot Gjilanin në kuadër të koordinimit të punëve dhe aktiviteteve që kanë të bëjë me pritjen më të mirë të bashkatdhetarëve në ofrimin e shërbimeve më të mira, të dokumentacionit civil, ofrimin e ambientit më të mirë kulturor dhe i të gjithë atij aktiviteti që përshihet përmes një kalendari. Natyrisht, ministri kërkoi nga ne që të ndërmarrim të gjitha veprimet, në mënyrë që kur të fillojnë të vijnë bashkatdhetarët t’i kenë të gjitha mundësitë e një pritje të mirë dhe e një ofrimi të shërbimit më të mirë”, tha pas takimit kryetari Lutfi Haziri.

Pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë, ministri i Diasporës, Valon Murati, pohoi se po punohet së bashku me Komunën e Gjilanit që edhe aktivitetet e kësaj të fundit t’i fusin në një broshurë për t’ua dhënë bashkatdhetarëve në momentin kur hyjnë në kufi, duke i njoftuar për të gjitha aktivitetet.

“Gjetëm një bashkëpunim të mirë në Gjilan ashtu siç e kemi pritur. Gjilani ka një diasporë shumë të madhe dhe qëllimi ynë është që të përgatitemi që t’i presim sa më mirë dhe t’u ofrojmë shërbime më të mira. Bashkatdhetarët tanë kanë nevojë që këtu ta gjejnë një ambient sa më të favorshëm për ta. Gjithashtu, kemi rënë dakord që të punojmë bashkërisht në aktivitetet kulturore dhe në kalendarin e Ministrisë për muajin e diasporës po synojmë t’i fusim aktivitete kulturore, rinore e sportive që i ka paraparë Gjilani, në mënyrë që ta bëjmë një broshurë dhe t’ua dorëzojmë bashkatdhetarëve kur të vijnë që në kufi”, ka thënë ministri Murati.  

 

Kthehu mbrapa

Shto koment