Kryetari Haziri dhe stafi i tij vendosen tek objekti i ish-gjykatës

15.07.2014 (komentet: 0)

Gjilan, 15 korrik 2014 - Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se tashmë kryetari Lutfi Haziri me stafin e tij është vendosur tek objekti i ish-gjykatës.

Tash e tutje, qytetarët e Gjilanit që dëshirojnë ta takojnë kryetarin Haziri këtë mund ta bëjnë tek objekti në fjalë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri pati premtuar në fushatën eleketorale që objektin e deritanishëm, në të cilin ka qëndruar për gjashtë muaj, do ta lëshoj për Muzeun e qytetit.

Që nga marrja e mandatit, kryetari Haziri po i realizon premtimet e bëra në fushatë një nga një.

Kthehu mbrapa

Shto koment