Kryetari Haliti pa nga afër disa projekte nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë

16.11.2015 (komentet: 0)

 Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti nën shoqërimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe me bashkëpunëtor të tjerë kanë vizituar sot për së afërmi disa lokalitetet në Komunën e Vitisë ku janë duke u realizuar projekte të shumta në interes të qytetarëve Vitias.

Ata kanë vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në asfaltimin e rrugës që lidhë Komunën e Vitisë me atë të Kllokotit, konkretisht lokalitetin e qytetit të Vitisë me fshatin Mogillë por edhe segmentin e rrugës që lidhë fshatin Ramnishtë me këto dy lokalitete.

 

Ndër tjerash ata kanë parë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në rregullimin e oborrit të ambulantes se re në fashitin Pozheran, hapësirë kjo e cila është duke u rregulluar me kubëza të betonit.

 

Pas kësaj ata kanë vizituar edhe punimet në ndërtimin e parkut të këtij fshati. Ndërkaq sot ka filluar edhe asfaltimi i parkingut pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, parking ky i cili përveç që do të ju shërbej vizitorëve të këtyre varrezave do të ju shërbej edhe vizitorëve të varrezave të qytetit dhe të fshatit Kabash.

 

Pas kësaj ata kanë vizituar edhe disa projekte të tjera në mesin e tyre trotuarin për skaj të lumit “Morava e Binqës” që lidhë Vitinë me fshatin Binqë por edhe shumë projekte të tjera të cila janë realizuar gjatë këtij viti në këtë komunë. /KOKAJ.NET/

Kthehu mbrapa

Shto koment