Kryesuesja e Kuvendit të Komunës shpërndan dhurata për fëmijët në qendrën PEMA

17.12.2014 (komentet: 0)

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit Valentina Bunjaku – Rexhepi, me bashkëpunëtorët e saj ka vizituar sot qendrën për qëndrim ditor të fëmijëve me nevoja të veçanta “PEMA”, në Gjilan, me ç’rast ka bërë shpërndarjen e disa dhuratave për këta fëmijë të cilët janë pjesë e shoqërisë, por që fatkeqësisht jeta i ka orientuar në një drejtim tjetër, por fatmirësisht kushtet në këtë qendër dhe kujdesi janë një shpresë për rehabilitimin e tyre.

 

Me këtë rast, Bunjaku – Rexhepi ka thënë se janë këtu për të konfirmuar mbështetjen e kësaj qendre për qëllimin e përbashkët të të gjithëve e që është jeta dhe kushtet më të mira për këta fëmijë.

“Këta kishin mundur të jenë fëmijët tanë. Kjo qendër dhe Komuna e Gjilanit sipas mundësive do të bëjë maksimumin që përherë t’u dal në ndihmë në të gjitha format që puna dhe edukimi këtu të mos ndërprehet në asnjë moment. Këta fëmijë kanë nevojë për këtë qendër sepse ata kalojnë një pjesë të madhe të ditës këtu. Unë sot këtu kam ndarë disa dhurata vetëm për t’ua bërë me dije fëmijëve në radhë të parë, prindërve të tyre dhe qendrës në përgjithësi, se ne jemi mbështetës të vazhdueshëm në kuadër të mundësive që ka Gjilanit edhe përkundër një viti shumë të vështir që lamë pas”, ka thënë Bunjaku – Rexhepi.

Ndërsa drejtoresha e qendrës “PEMA” Festa Demiri, ka informuar kryesuesen me kushtet, angazhimin dhe veprimtarinë që kryhet në këtë qendër të qëndrimit ditor të fëmijëve. Ajo ka thënë se të gjithë bashkërisht në këtë qendër jemi të familjarizuar si me fëmijët poashtu edhe me prindërit e tyre, duke dashur që të gjitha problemet ti shterim në mënyrë që rezultatet dhe rehabilitimi i fëmijëve të jetë përherë e më mirë në të gjitha aspektet.

Kthehu mbrapa

Shto koment