Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit falënderon komunitetin ndërkombëtar për ndërhyrjen në Kosovë

24.03.2014 (komentet: 0)

Me rastin e 15-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s mbi caqet luftarake serbe në Kosovë, e cila përfundoi me lirinë e popullit të saj, pas 78 ditë bombardimesh, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka falënderuar komunitetin ndërkombëtar, në krye me SHBA-të si dhe Komandën e NATO-

 

24 Marsi është një ditë e veçantë për shqiptarët e Kosovës, në rrugëtimin e tyre të gjatë për liri dhe pavarësi. 24 Marsi është ora e kthesës së madhe të komunitetit ndërkombëtar përkrah luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe kundër politikës së Beogradit, që kishte për qëllim ta zhbëjë këtë popull nga trojet e veta.

Në këtë ditë të veçantë, 15 vjet më vonë, shfrytëzoj rastin, që në emër të institucioneve komunale të Gjilanit, të falënderoj faktorin ndërkombëtar, në krye me SHBA-të, që autorizuan ndërhyrjen e NATO-s kundrejt makinerisë luftarake të Millosheviqit dhe përshpejtuan ardhjen e lirisë për Kosovën.

Bombardimet 78 ditëshe treguan se Serbia nuk e kishte ndërmend të tërhiqej lehtë nga Kosova dhe se pa këtë ndërhyrje, 10 qershori 1999, me siguri se nuk do të ishte dita e rikthimit të popullatës së dëbuar në vatrat e tyre, thotë më tutje Bunjaku-Rexhepi.

“Falë jush dhe falë luftës sonë çlirimtare, ne tani jemi në liri dhe po ndërtojmë paqen në një shtet, që është bërë shembulli më i mirë në botë për trajtimin e komuniteteve. Pjesë e kësaj lirie jeni edhe ju, për çka do t`ju jemi mirënjohës përherë”, thuhet në falënderimin e Valentina Bunjakut-Rexhepit.   

Kthehu mbrapa

Shto koment