Kryetari Haziri apelon qytetarët që të aplikojnë për legalizim të ndërtimeve

16.01.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka apeluar qytetarët e Gjilanit që të aplikojnë për legalizim të ndërtimeve të bëra pa leje.

 

“Apeloj dhe inkurajoj qytetarët e Gjilanit që t’i regjistrojnë ndërtimet e bëra pa leje. Kanë mbetur më pak se tre javë deri në përfundimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit. Ligji për legalizim ka hyrë në fuqi më 5 shkurt 2014 dhe jemi në fazën e hartimit të regjistrit të objekteve pa leje. Deri më 5 shkurt 2015 regjistrimi bëhet pa pagesë.”, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri është shprehur se ky proces deri tani po ecën mirë, duke shtuar se drejtoritë përkatëse janë në dispozicion të qytetarëve me përgjegjësinë më të madhe për ta përfunduar këtë proces ashtu si duhet.

Ndryshe, me emërtimin “Dita e Legalizimit” ditë më parë Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur një aktivitetet në qendër të qytetet me qëllim të informimit të qytetarëve, institucioneve dhe shoqatave për procesin e trajtimit të ndërtimeve të bëra pa leje./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment