KPF mban debat publik për buxhetin

17.06.2015 (komentet: 0)

Komiteti për Politikë dhe Financa ka organizuar të mërkurën debat publik për buxhetin e vitit 2016 si dhe vlerësimet e hershme për vitet 2017-2018, për t`iu dhënë mundësi qytetarëve që t`i paraqesin propozimet dhe vërejtjet e tyre.

 

 

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se ne jemi të intersuar që prioritetet zhvillimore për vitin 2016 t`i përcaktojnë bashkërisht me qytetarët.

Kurse Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës, tha se qeverisja e Lutfi Hazirit është e vendosur që t`i përmbushë katër objektivat e saj për rrugët, ujin, kanalizimet dhe ndriçimin publik, që janë nevoja jetike për mirëqenien e qytetarëve.

Ilmi Limani, drejtor financiar, tha se interesimi i qytetarëve janë investimet kapitale, duke nënvizuar se për vitin 2016, synohet një rritje e buxhetit për 6 milionë euro, mjete këto të cilat do të shfrytëzohen kryesisht për investime.

Të hyrat vetanake, sipas Limanit, gjatë vitit 2016, do të jenë 4 milionë euro.
Nuhi Nuhiu nga fshati Përlepnicë, ish-drejtor për Buxhet, ka thënë se komunat kanë buxhete të vogla dhe e vetmja mundësi për t`i rritur investimet, është reduktimi i shpenzimeve.

Xhelil Rrahmani nga Zhegra, tha se ky fshat ka nevojë për infrastrukturë, për ndërtimin e një shkolle të re në Haxhaj si dhe një sallë të edukatës fizike në shkollën amë.

Leonard Miftaraj shprehu interesim më të madh rreth planifikimit të mjeteve për bursa.

Drjetorët Nazmi Musa (Arsim), Ramiz Ramadani (Bujqësi), Ismail Januzi (Zhvillim Ekonomik) e Sokol Haziri (Shërbime Publike) janë përgjigjur në interesimet konkrete të qytetarëve, për investime në sektorët përkatës.

Kthehu mbrapa

Shto koment