Korça: Po angazhohemi që t’i implementojmë projektet milionëshe të siguruara nga Lutfi Haziri

31.08.2016 (komentet: 0)

Në konferencën për media të Drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, drejtori Naser Korça, ka thënë se ky dikaster gjatë realizimit të punëve dhe detyrave, ka ofruar shërbime të ndryshme e të shumta administrative për qytetarët gjatë periudhës së kaluar të vitit 2016.

 

 

Në fjalën e tij lidhur me projektet në infrastrukturën publike, drejtori Naser Korça ka potencuar që gjithçka është duke u punuar me një kujdes të veçantë, kualitet dhe gjithmonë me mbështetjen e kryetarit Haziri për jetë më të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

 

“Falë mbështetjes së madhe të kryetarit Lutfi Haziri, është arritur që të kryhen punë gjithandej, duke nisur nga rrugët, troturat, ndriçimi publik, kanalizimi, ujësjellësi, asfaltimi i rrugëve, hapja e rrugëve të reja e deri të gjelbrimi dhe shumë projekte të tjera të vogël. Gjatë pjesës së kaluar të këtij viti janë realizuar projektet dhe janë në proces të realizimit si: sinjalizimi vërtikal dhe shenjëzimi, ndriçimi publik dhe dhe sanimi i tij në qytet dhe fshatra, hapja e rrugëve të rendit të tretë, pastrami i lumenjve dhe largimi i deponive të egra (janë larguar deponitë e egra rreth palestrës së sporteve, shkollës ekonomike, pastaj largimi i tyre në fshatin Bresalc, Nasalë, në lagjen “Dheu i Bardhë”, “7 korrik”, hapja e rrugëve, Muhaxherët e Dobërqanit- Caparë, Dunav, Kurexhaj) në një masë të konsiderushem dhe trajtim i rrugëve të rendit të tretë në një gjatësi prej afër 12 mijë metra”, ka thënë drejtori Korça.

 

Ai ka potencuar, gjithashtu, se të gjitha kontratat për shërbime të cilat janë në kuadër të kësaj drejtorie, po vazhdojnë sipas marrëveshjes dhe shërbimet për qytetarët po jepen me rregull dhe në shërbim një jetë më të mirë e më të lehtë për qytetarë.

 

Sipas tij, të hyrat e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për këtë periudhë janë mbi 230 mijë euro, mjete këto të siguruara nga regjistrimi i automjeteve, tërheqja e automjeteve, të hyra nga infrastruktura rrugore, nga qeratë, xhobat dhe nga shfrytëzimi i hapësirave publike.

 

Korça ka theksuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka kryer edhe dhjetëra të ashtuquajtura projeke të vogla në lagje të ndryshme nëpër qytet, sikurse edhe në institucione arsimore e shëndetësore në qytet dhe fshatra.

 

Drejtori i DSHPIB-së, Korça, ka shfaqur shpresën se gjatë 3-4 muajve në vazhdim projektet milionëshe i ka sjellur në Gjilan kryetari i Komunës Lutfi Haziri, të implementohen me gjitha kapacitetet e Komunës.

Kthehu mbrapa

Shto koment