Konkurs për aktorë të Teatrit të Gjilanit!

17.03.2016 (komentet: 0)

 Bashkim Nexhipi, udhëheqës i Task Forcës për Kulturë ka bërë të ditur se aktorëve të teatrit iu janë ofruar dy alternativa, të vazhdojmë punën me angazhime sipas projekteve deri sa të lejohen vendet e punës nga Ministritë përkatëse ose të shpallet konkursi për aktorët që të legjitimohen, që të sistemohen tamam me konkurs.

“Aktorët nuk e pranuan as njërën e as tjetrën, por rrogat po i kërkojnë. Kështu që tani do e shpallim konkursin për aktorë të Teatrit të Gjilanit, le të legjitimohet kjo, të sistemohen aktorët, dhe që të kenë mundësi të marrin rroga. Përndryshe, aktorët janë paguar deri në janar 2016 i kanë marrë të gjitha pagat e mëhershme edhe pse nga subvencioni, e me shumë vërejtje nga auditimi, pasi nuk e lejon kurrsesi ligji”, ka thënë ai.

Nexhipi ka thënë se për herë të parë që nga paslufta nga zyra e kryetarit Lutfi Haziri është bërë kërkesa zyrtare ministrive përkatëse për 20 vende të punës të lira për Teatër, që të sistemohen me rroga në sistem shteti, ligji nuk lejon ndryshe, auditimi ka dhënë vazhdimisht vërejtje e sidomos në vitin që shkoi bëri vërejtjet e fundit, që pagat nuk mund të ndahen nga subvencionet, por vetëm honorare sipas angazhimit. 

Sipas Nexhipit, aktorët këtë e dinë mirë e sidomos aktorët e rinj që nga paslufta, asnjëherë nuk kanë qenë në rroga në sistem por kanë marrë kinse rroga, mjete nga subvencionet e ndara dhe gjithë disi janë vetëkënaqur e mashtruar. Sipas tij, politika asnjëherë se ka marrë seriozisht rastin e aktorëve, që ta zgjidhin problemin e tyre, por janë shfrytëzuar politikisht qe nga paslufta, ndërsa, Nexhipi thotë se tani me vullnetin më të mirë, kryetari Lutfi Haziri e ka marrë këtë iniciativë shumë seriozisht ta zgjidh problemin njëherë e përgjithmonë.

Ai tha se edhe që dy vite qeverisje, aktorët kanë marrë pagat me subvencione deri në janar 2016, edhe pse me pak punë e shumë llafe, por gjitha rrogat janë dhënë.

Ai thotë se edhe ai ishte aktor dhe është ballafaquar me këto telashe andaj do që për kolegë e për veti, ta zgjidhin njëherë e mirë këtë problem, e mos te jenë partiak, si teatër si trupë, edhe pse individualisht është e drejt e secilit.

Përndryshe ai ishte edhe kritik ndaj disave, që nuk ka hezituar t’i quaj edhe parazitë dhe vegël partiake, që kanë dëshirë që të vazhdojë kështu, se i konvenon kjo situatë, pasi janë të prirë për pështjellim.

Sipas, tij ka dy –tri individë-aktorë aty, që janë me mendime partiake e i shfrytëzojnë edhe të tjerët që pa vetëdije harrojnë për çka janë në teatër.

Nexhipi i ka komentuar edhe disa fjalë, që thonë se edhe renovimi i teatrit që ka filluar është bërë me ua ndërprerë punën aktorëve.

“Nuk e di si mundet me mendua një aktor normal kështu, janë tipa që s’dojnë të bëhet mirë në tempullin e aktorëve. Në vend që të kënaqen që po mundohemi t'ia rregullojmë kushtet sa më mirë, kjo vërtetë nuk është në rregull prej sidomos atyre të papunëve që s’duan, të punojnë e sjellin vetëm probleme e i nxisin aktorët tjerë e punëtorët, që i kanë mjegulluar gjithë, e duan të marrin pagë, por pa punë”, ka thënë Bashkim Nexhipi, udhëheqës i Task Forcës për Kulturë.

Kthehu mbrapa

Shto koment