Komunitetet në Gjilan janë të përfshira në jetën publike dhe institucionale

26.03.2015 (komentet: 0)

Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Gjilanit i ka dhënë mbështetje Komitetit për Komunitete, për punën e mirë që është duke bërë në identifikimin e kërkesave të komuniteteve si dhe adresimin e tyre për zgjidhje në institucionet komunale.

 

Haziri ka thënë se të gjitha komunitetet trajtohen barabarësish. Komuna  e Gjilanit është e përkushtuar në krijimin e kushteve për mirëqenie të të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht dallimeve etnike dhe lokalitetit ku jetojnë ata, ka thënë kryetari Haziri.     

Ndërkaq, Kemal Shahin, kryesues i kësaj trupe komunale, i cili së bashku me anëtarët tjerë e ka vizituar zyrën kryetarit të Komunës, ka thënë se Komiteti për Komunitete, ka punuar shumë seriozisht në avancimin e tolerancës ndëretnike në këtë mjedis.

Pos përfaqësimit në Kuvend dhe Komitet, serbë turq e romë sot punojnë edhe në Zyrën për Kthim dhe Komunitete si dhe nëpër drejtori e sektorë tjerë në shërbimin civil komunal.        

 

Kthehu mbrapa

Shto koment