Vetvendosje: Komuna po e neglizhon dhe po e saboton ndërtimin e Kompleksit Memoria

20.01.2015 (komentet: 0)

 

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan mbajti sot konferencë për media ku u fol për neglizhimin dhe sabotimin që po i bënë qeverisja lokale rregullimit dhe mirëmbajtjes së Kompleksit Memorial tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

 

Shemsi Syla tha se një poshtërim i tillë po ndodhë para syve të të gjithëve. “Gjashtëmbëdhjetë vjet pasluftës, institucionet tona e zvarritën ndërtimin e memorialit. Aty është një ngrehinë, e nisur dhe e lënë për gjysmë, me gjysmë mure dhe gjysmë korniza, me grumbuj të zhavorrit, me kabllo të zhveshura,  me mbeturina gjithandej, me shkarravitje shkronjash e shkrimesh poshtëruese në muret e obeliskut dhe tek emrat në pllakën murale. Në mungesë të rrethojave, varrezat janë bërë çerdhe e qenve endacak”, tha Syla.

Ai shtoi se është e turpshme që varrezat e dëshmorëve të trajtohen në këtë mënyrë, aq më tepër kur dihet se në to prehen eshtrat e ideologut të lëvizjes për çlirim, Kadri Zeka, militantëve dhe simboleve të rezistencës, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, pishtarit të Pranverës Studentore ‘81 dhe komandantit të parë të UÇK-së në Zonës Operative të Karadakut, Abdullah Tahirit, simboleve të flijimit si Nushe dhe Tefik Zymberi, si dhe 46 dëshmorëve të tjerë. “Qeverisja e mëparshme e drejtuar nga PDK-ja, thirrej në vlerat e luftës, si trashëguese e drejtpërdrejtë e saj, dhe thirrej në dëshmorët e kësaj lufte, por nuk bëri asgjë në këtë drejtim përveç premtimeve të kota. Qeverisja e sotshme, gjithashtu, tash e një vit ka dhënë shenjat e njëjta

Edhe Lutfi Haziri kishte premtuar se prioritet mbi prioritete do të jetë rregullimi i këtij Kompleksi Memorial, por tash ka dalë me një arsyetim banal, se kinse projekti i mëparshëm po kalon nëpër procese gjyqësore. “Lutfi Haziri dhe kjo qeverisje komunale nuk mjaftohet me tërë këtë anashkalim që i bënë kësaj çështjeje aq të ndjeshme, por shkon tutje, duke u mundur që dëshmorët t’i bënë partiakë. Këso tendencash janë vërejtur edhe gjatë fushatës, por rasti më i freskët është organizimi i manifestimit “Flaka e Janarit”. Dihet se si u anashkaluan ata për të cilët para një çerek shekulli ka filluar të mbahet ky manifestim, dhe si iu ndryshua tërë karakteri këtij manifestimi”, tha ndër të tjera Shemsi Syla.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan ia bënë me dije qeverisjes lokale se veprimet e tilla përveç që janë të dëmshme, lëndojnë dhe shkelin dinjitetin e të gjithë qytetarëve. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të luhet me vlerat tona. 

Kthehu mbrapa

Shto koment