Komuna pastron dhe zgjeron përrockën në Malishevë dhe lumin “Stanishorka”

17.09.2014 (komentet: 0)

 

 Komuna e Gjilanit po vazhdon t’u dalë në ndihmë qytetarëve të saj, duke realizuar shumë projekte në të mirë të tyre.

 

Dje,ka përfunduar zgjerimi dhe pastrimi i përrockës në fshatin Malishevë, e cila u ka shkaktuar shumë probleme banorëve përreth, ndërsa është duke vazhduar pastrimi i shtratit të lumit “Stanishorka” në rrugën “Halim Aga”.

Për të parë ecurinë e punëve, ka dalë në terren drejtori i Shërbimeve Publike Sokol Haziri, i cili tha me këtë rast se po bëhen punë jashtëzakonisht të mira në favor të qytetarëve dhe me këtë ritëm do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

“Është zgjeruar  shtrati i përrockës që ka shkaktuar dëme të vazhdueshme në këtë pjesë të fshatit Malishevë. Punimet janë kryer dje dhe siç po shihet është funksional, duke u eliminuar mundësitë e vërshimeve që mund të priten kur ka reshje. Do të vazhdojmë me punë të tilla gjithandej ku ka nevojë dhe sipas kërkesave të qytetarëve, natyrisht në bazë të mundësive buxhetore që i kemi. Ndërsa, këto janë veprime emergjente për pastrimi i lumit “Stanishorka”, ka thënë drejtori Sokol Haziri.

Me përfundimin e punimeve të përrockës në Malishevëështë ndarë tejet i kënaqur Bajram Ismajli që jeton afër saj, duke thënë se me këtë përfundimisht më nuk do të ketë përmbytje nëtokat e banorëve të atjeshëm.

Ndryshe, drejtori i Shërbimeve Publike Sokol Haziri potencoi se me dinamikën qëështë duke u zbatuar dhe veprimet që po i marrin, besojmë shumë që këto premtime të kryetarit Haziri, sa i përket katërshes së madhe të prioriteteve infrastrukturore, do të jenë të realizueshme brenda mandatit katër vjeçar.

Ky angazhim po realizohet në bashkëpunim me kompaninë “Ecohigjiena”.

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment