Komuna investon infrastrukturën publike në objektin e ri të Prokurorisë Themelore

04.03.2015 (komentet: 0)

Displaying 1.jpg

Komuna e Gjilanit ka nisur investimin e infrastrukturës publike tek objekti i ri i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Gjilan, me të vetmin qëllim krijimin e qasjes dhe funksionalitetit më të mirë të institucionit të prokurorisë.

 

Me këtë rast drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Sokol Haziri, me bashkëpunëtor kanë inspektuar punimet dhe tha se kjo është në shërbim të krijimit të lehtësirave për prokurorinë themelore.

“Jemi në shërbim të krijimit të infrastrukturës publike për qytetarët e komunës së Gjilanit dhe këtë po punojmë me intensitet të lartë. Sot kemi nisur punën në rregullimin e infrastrukturës publike në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Gjilan. Jemi duke bërë investime në funksionalitetin e këtij objekti ku gjithçka do të përfundohet gjatë kësaj jave. Qasja në këtë objekt nga ana e punëtorëve të prokurorisë por edhe e qytetarëve do të jetë në bazë të standardeve sa i përket infrastrukturës lidhëse nga magjistralja Gjilan – Bujanoc me objektin e ri”, tha ndër të tjerash drejtori Haziri.

Ndërsa, Tefik Dushica, Menaxher Administrativ në Prokurorinë Themelore të Shtetit, ka falënderuar komunën e Gjilanit për këtë investime, duke shtuar se mbështetja e komunës është kyçe përherë në krijimin e kushteve infrastrukturore për prokurorinë. Ai ka pohuar se investimi i infrastrukturës për qasje më të mirë nga rruga kryesore me objektin është e një rëndësie të veçantë.

Ndryshe në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e KEDS-it, PTK-së dhe Hidromoravës, të cilët kanë asistuar kompaninë e ekzekutimit të punëve për mbrojtjen e rrjetit të tyre nëntokësore.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment