Komuna e Vitisë kujdesët që rruga për në Mjak të bëhet e kalueshme

18.09.2015 (komentet: 0)

Në fshatin malor Mjak të Vitisë, ditë më parë kanë filluar punimet në rregullimi dhe shtruarjen me zhavorr të rrugës së këtij fshati, rrugë kjo që pothuajse ka qenë e pakalueshme.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se në kuadër të projekteve të shumta që janë duke u realizuar pothuajse në të gjitha lokalitetet e kësaj komune është parë si e nevojshme edhe rehabilitimin i kësaj rruge, me qëllim që banorët e këtij lokaliteti të mund të ju qasën më lehtë pronave të tyre.

 

Haliti ndër tjerash tha se në ditët në vijim do të fillojnë edhe shumë projekte të tjera në fushat e ndryshme në veçanti në ato infrastrukturore. Ndërkaq në fshatin Mjak që nga paslufta jetojnë një numër i vogël i banorëve ndërkaq projekti në rregullimin dhe shtrimin me zhavorr e rrugës së këtij fshati shihet si një mundësi e mirë që banorët të rikthehen në pronat e tyre./2L ONLINE/




 

Kthehu mbrapa

Shto koment