Komuna e Gjilanit po vazhdon me investime ne infrastrukturë

16.11.2014 (komentet: 0)

Komuna e Gjilanit po e shfrytëzon kohën që qytetarëve të saj t’u krijoj kushte të mira për jetë. Investimet në infrastrukturë po vazhdojnë, kësaj radhe po informojmë qytetarët me punët që janë duke u bërë në lagjen e VIII ku punët në asfaltimin e kësaj lagje prekin pothuajse tërësisht rrugët kryesore.

 

 

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Gjilan, Sokol Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të prokurimit Salih Kqiku, me bashkëpunëtor kanë inspektuar punimet në këtë lagje.

Haziri ka informuar edhe për projekte të tjera që janë të paraparë në këtë lagje.

“Nga inspektimi i punimeve këtu jam i kënaqur me dinamikën e punimeve, por sigurisht që do të investohen edhe projekte të tjera të kësaj natyre. Parashihen të rregullohen edhe disa rrugica të tjera. Vetëm në këtë fazë janë asfaltuar mbi 1200 metra rrugë që kapin një shumë prej mbi 150 mijë euro. Këto janë rrugë të reja të asfaltuara dhe kjo punë e bërë këtu është realizim i një premtimi të deklaruar më pare dhe kështu do të vazhdohet me punë konkrete. Sot po shohim rrugët “Lot Vaku 1, 2 dhe 3. Këtyre ditëve ka nisur puna edhe në rregullimin e rrugës në drejtim të shkollës në lagjen VIII, por në atë rrugë që do të jetë me të gjitha standartet, duhet të ndërhyhet në disa pjesë edhe me punë në rrjetin e kanalizimit dhe kjo merr pak më shumë kohë në atë pjesë.”, ka thënë drejtori Haziri, duke shtuar se dinamika e punëve në drejtorinë që ai e drejton nuk ka të ndalur sepse qëllimi është shërbimi më i mirë për qytetarë dhe krijimi i kushteve më të mira për jetë.

Kthehu mbrapa

Shto koment