Komuna e Gjilanit merr çmimin “The best City Model Award”

19.05.2015 (komentet: 0)

Ashtu siç ishin pritjet e kryetarit Lutfi Haziri para nisjes për në Zvicër, Komuna e Gjilanit sot në panairin ndërkombëtar "Investment Management Exhibition" që po mbahet në Cyrih,kamarrëçmimin “The best City Model Award" nga IME.

Gjilani me këtë çmim paraqitet si shembulli më i mirë për investime të huaja në rajon dhe kjo është vlerësuar si tejet e rëndësishme nga ana e kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili pranoi këtë çmim zyrtarisht.

 

“I falënderoj organizatoret e këtij panairi ndërkombëtar për çmimin. Është shumë i rëndësishëm fakti që Gjilani është ranguar me Barcelonën dhe Cyrihun. Në këtë panair ne kemi krijuar njëbrend të ri për komunën që nuk e kanë bërë të tjerët dhe do të merret parasysh nga investitorët. Besoj dhe shpresoj shumë që do të ketë investime të mëdha në Gjilan, duke përmirësuar kualitetin e jetesës”, është shprehur kryetari Haziri, i cili ka zhvilluar disa takime me investitorët e huaj.

 

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me këtë rast u ka ofruar investitorëve përkrahjen e plotë të tij, duke garantuar politika të favorshme fiskale.

 

Ai ka paraqitur disa projekte tejet të rëndësishme për investitorët, siçështëinfrastruktura, zhvillimi i qendrës së qytetit, përkatësisht rindërtimin e kësaj pjese të qytetit, që janë tri objekte të mëdha kapitale që përfshijnë administratën publike, një objekt multikulturor, kinematë moderne edhe sallat e teatrit dhe hotelin me standarde të reja evropiane të hotelerisë etj.

 

Ndryshe, Komuna e Gjilanit ishte zgjedhur qysh në tetor dhe ka respektuar të gjitha kriteret zhvillimore komunale për të mbërritur në Cyrih. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment