Komuna e Gjilanit ka ndërtuar në Bresalc 13 kilometra rrjet të kanalizimit…

28.06.2016 (komentet: 0)

 

Komuna e Gjilanit, investimet që i ka bërë në infrastrukturë publike në fshatin Bresalc, i konsideron  model.

 

Ky vlerësim ka ardhur gjatë vizitës së disa projekteve infrastrukturore në këtë fshat nga ana e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se vetëm në vitin 2015 dhe sivjet, Komuna ka ndërtuar në këtë fshat 13 kilometra rrjet të kanalizimit dhe 2.5 kilometra asfaltim të rrugëve.

“Aktualisht, jemi duke e përfunduar kanalizimin atrmosferik për lagjen e “Gllamës” dhe lagjen e Xhamisë. Investimet e Komunës në Bresalc janë model. Fillimisht, e kemi ndërtuar rrjetin e ujësjellësit e kanalizimeve fekale e atmosferike, e më pasë kemi nisur me ndërtimin e rrugëve, në mënyrë që të mos preket më rruga pas asfaltimit. Vetëm në vitin 2015 dhe sivjet, Komuna ka ndërtuar në këtë fshat 13 kilometra rrjet të kanalizimit dhe 2.5 kilometra asfaltim të rrugëve. Këto janë investime që po ua lehtësojnë jetën banorëve të kësaj ane dhe nuk do të ndalemi derisa ta përmbyllin problemin e infrastrukturës në këtë fshat dhe fshatra tjerë”, ka deklaruar me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

Banorët e këtij fshati kanë pasur fjalë falënderimi për Komunën, për realizimin e këtyre projetkteve të rëndësishme.

“Këto investime të Komunës janë si buka për neve. Jemi shumë të kënaqur që kryetari Luta po i mban premtimet dhe po na e heq lloçin. Na e ka lehtësuar shumë jetën këtu dhe shpresojmë shumë që do t’i kryen edhe do punë tjera”, tha Mustafë Selimi, banor i Bresalcit.

Po ashtu, me mbështetjen e organizatës shtetërore gjermane GIZ, janë renovuar disa klasë të shkollës “Ibrahim Uruqi” në Bresalc.​

Kthehu mbrapa

Shto koment