Komuna e Gjilanit investon afro 100 mijë euro në infrastrukturë te Muhaxheret e Doberqanit

30.06.2016 (komentet: 0)

 

Rreth 100 mijë euro është duke i investuar Komuna e Gjilanit në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Muhaxherët e Dobërqanit.

 

Kjo informatë u bë e ditur gjatë vizitës që kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë projekteve në këtë fshat.

“Te Muhaxherët e Dobërqanit jemi në përgatitije të asfaltimit të më shumë se 2.5 kilometra rrugë, me kosto afro 100 mijë euro. Shumë shpejt, për banorët e fshatit do të lehtësohet jeta pasi për herë të parë po asfaltohen rrugët këtu, edhe atë sipas standardeve Po vazhdojmë t’i realizojmë programet tona në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit në mënyrë që t’ua bëjmë jetën e dinjitetshme qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Haziri.

Kryetari Haziri ka shprehur zotimin se deri në fund të mandatit të tij qeverisës nuk do të mbetet asnjë rrugë pa u asfaltuar.

Në këtë fshat, Komuna e Gjilanit e ka realizuar edhe ndriçimin publik, që është pjesë e programit të katërshes së infrastrukturës.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment