Komuna e Gjilanit dhe ministria e Infrastrukturës do të investojnë rrugë regjionale duke përfshirë edhe autostradën

11.07.2015 (komentet: 0)

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me nënkryetarin dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë pritur sot në një vizitë pune ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e investimit të rrugëve ndër-komunale që janë të shkatërruara dhe degraduara jashtëzakonisht shumë duke mos harruar asnjëherë autostradën për Gjilan.

 

Displaying 3.JPG

 

Me këtë rast kryetari Haziri në fjalën e tij ka thënë se nga niveli lokal do të bëjmë investime sipas dinamikës së planifikuar, por, ka kërkuar nga ministri që rrugët magjistrale, hyrje – daljet dhe rrugë të tjera në Gjilan të mbështeten financiarisht nga niveli qendror, sepse është e pa mundur që kjo të bëhet me buxhetin vetanak.

”Jam i nderuar që brenda javës ministri është kryer për herë të dytë në Gjilan dhe në këtë pjesë të Anamoravës, për të parë gjendjen në infrastrukturë, financimin në projekte dhe programe për këtë vit dhe për projektet madhore për Gjilanin siç janë korridoret, autostradat, rrugët regjionale apo rrugët që Gjilanin e lidhin edhe me rrugët ndërkombëtare dhe me korridorin që lidhet me Rrugën e Kombit. Biseduam për riparimet dhe rindërtimet që duhet të ndodhin gjatë kësaj faze, në hyrje – daljet dhe në rrugët lidhëse ndër – komunale. Infrastruktura e Anamoravës është me e degraduara për momentin në Kosovë për shkak të moskujdesit të mëhershëm”, tha kryetari Haziri.

Ai ka thënë se jemi duke punuar shumë që gjendjen ta kthejmë në normalitet, në mënyrë që të zëmë hapin, por vetëm me punë, angazhim dhe efikasitet.

Ndërsa nga ana e tij ministri Zharku ka thënë se sot jemi në Gjilan për të parë nga afër projektet që janë realizuar, por edhe për problemet dhe hallet që ka Komuna lidhur me rrugët magjistrale dhe rrugët tjera në përgjithësi.

“Sot jemi në Gjilan për një vizitë, me stafin kyç të ministrisë për ndërtim të rrugëve. Sot kam dhënë njoftimin që javën e ardhshme do të kemi projekt propozimet e para për autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, që më pas bashkërisht do të bisedojmë edhe me kryetarin por edhe me financuesit e saj për opsionin më të mirë për këtë pjesë. Zharku ka thënë se në buxhetin e vitit të ardhshëm do të futet edhe planifikimi për autostradën dhe për projektet e shumta që Gjilani ka dorëzuar në ministri”, tha ai duke shtuar se me rishikimin e buxhetit nuk ka qenë e mundur të bëhet diçka për këtë qëllim.

Ndryshe kryetari Haziri dhe ministri Zharku kanë vizituar korridorin që lidh Gjilanin me Bujanocin, me Preshevën, Ferizajn dhe Prishtinën, por gjithashtu kanë vizituar edhe projekte të asfaltimit të rrugëve në disa lagje të Gjilanit.

“Edhe gjatë vizitës në terren e njoftova ministrin se pos domosdoshmërisë për investime të rrugëve magjistrale e domosdoshme dhe kryesor është projekti i ndërtimit të Autostradës, për të lidhur Gjilanin me korridorin kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha ndër të tjerash Haziri.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment