Kompania gjermane donacion 50 mijë euro aparaturë për Spitalin e Gjilanit

03.04.2014 (komentet: 0)

Gjilan - Në Spitalin Rajonal të Gjilanit kanë arritur katër (4) aparate të Hemodializës, nga firma Gjermane "Fresenius Medical Care" nga Hamburgu, dhuratë për repartin e Hemodializës të këtij spitali.

Në pranimin e këtij donacioni ishte menaxhmenti i spitalit në krye me Drejtorin Abdylatif Latifi. Drejtori Latifi falënderoi firmën gjermane për këtë donacion kaq human dhe të nevojshëm për pacientet e Hemodializës, duke marr parasysh që në këtë repart Hemodializohen përveç pacienteve nga Gjilani poashtu edhe nga tri komuna: Viti, Kamenicë dhe Artanë, raporton rajonipress.

Shefi i repartit të Hemodializës, Osman Ramadani tha se në këtë repart kanë qenë gjithsejtë 17 aparate të tilla, por me arritjen e këtyre 4 aparateve është bërë e mundur ndërrimi i aparaturës së amortizuar, duke mundësuar një shërbim më cilësorë.

“Kjo ka ndodhë në kohë të duhur, kur dihet që fluksi i pacienteve që kanë nevojë për Hemodializë që nga muaji i ardhshëm fillon të rritet nga bashkatdhetarët që punojnë dhe jetojnë në shtetet perëndimore” tha Ramadani.

Vlera e këtij donacioni sipas Selami Kurteshit zëdhënës i spitalit rajonal të Gjilanit kap shumën prej afër 50.000 €./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment