Komiteti për Shërbime Publike kërkon shëtitore në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë” gjatë kohës së pushimit të mërgimtarëve

30.06.2015 (komentet: 0)

 

Drejtoritë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Shërbime Publike kanë prezantuar në Komitetin e linjës punët e kryerta në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Isa Agushi, kryesues i Komirtetit për Shërbime Publike, Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim (KSHPBMSH), ka përgëzuar këto dy drejtori për punën e bërë deri tani dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë me ritëm të njëjtë të jenë në shërbim të qytetarëve, pavarësisht se në cilën pjesë të qytetit, fshat apo lagje jetojnë, duke thënë se çdo  familje meriton të kertë rrugë dhe infrastrukturë tjetër bazike.

 

Hazir Mustafa, ushtrues detyre i drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë marrë me hapjen e rrugëve nga bora, vërshimet, zjarret dhe preventivën kundër fatkeqësive të natyrës.

Sa u përket vërshimeve, dëmet te ekonomitë familjare nuk kanë qenë të mëdha. Ndërkohë, kemi punuar në terren në identifikimin e pikave më të ndjeshme për vërshime dhe kemi filluar sanimin e gjendjes.

Ndërkaq, Shërbimi i Zjarrfikjes ka intervenuar në 127 raste zjarri, 38 prej tyre nëpër shtëpi si dhe në 37 raste të vërshimeve.   

Kurse Sokol Haziri, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se gjatë muajve të dimrit ëshrtë dashur të intervenojnë në disa raste për zhbllokimin e rrugëve nga shembjet e dheut e të gurëve, derisa me përmirësimin e kohës, është fuilluar me meremetimin e rrugëve të rendit të tretë, kryesisht në fshatrat e zonës kufitare, ku deri më tani janë trajtuar rrugë në gjatësi 20 km.

Anëtarët e Komitetit i kanë përkrahje punës së dy drejtorive, por kanë kërkuar që të përshpejtohet dinamika e riparimit të rrugëve në zonën urbane.

Sokol Haziri, drejtor për Shërbime Publike, ka thënë se meremetimi i rrugëve është duke u bërë në të gjitha pjesët e qytetit, por dinamika varet prej kapaciteteve të kompanisë. Sa u përket rrugëve “Medlin Olbrajt” (rruga e Prishtinës) dhe “Lidhja e Prizrenit” (rruga e Preshevës), Haziri ka thënë se këto rrugë do të shtresohen në tërësi me asfalt.   

KSHPBMSH i ka rekomanduar Kuvendit Komunal që gjatë kohës së pushimit të mërgimtarëve, të mbyllet për vetura rruga prej Stacionit të autobusëve, përkatësisht pakrut, deri te udhëkryqi për Prishtinë, përkatësisht sheshi “Agim Ramadani”, prej orës 19:00-23:30 për të krijuar një shetitore për qytetarë./kokaj.net/

      

            

    

 

Kthehu mbrapa

Shto koment