KFOR-i turk shpërndan pako ushqimore e veshmbathje për 50 familje gjilanase

25.03.2015 (komentet: 0)

Displaying Kfori Turk.JPG

 Qendra për Punë Sociale në Gjilan ka siguruar një donacion prej 50 pakove ushqimore dhe 50 pako veshmbathje nga ana e KFOR-it turk, të cilat u janë shpërndarë sot 50 familjeve në nevojë.

 

Në këtë ngjarje, pos përfaqësuesve të KFOR-it turk, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi dhe u.d. drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Muhamet Kastrati.

Nënkryetari Rexhep Kadriu ka falënderuar KFOR-in turk për këto ndihma, duke i vlerësuar si tejet të domosdoshme për familjet me gjendje të rëndë sociale në Gjilan.

“KFOR-i turk gjithmonë ka ndihmuar qytetarët e Gjilanit në shumë aspekte, sikurse sot me këto pako ushqimore dhe veshmbathje, për çka Komuna e Gjilanit shpreh falënderim të veçantë. 50 familje gjilanase sot ndihen më mirë për këto ndihma. Është vizion i kryetarit Haziri që Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet e saj të kujdeset për familjet me gjendje të rëndë sociale për t’ua lehtësuar jetesën, e të cilat në Gjilan janë shumë”, ka thënë me këtë rast nënkryetari Rexhep Kadriu.

Kthehu mbrapa

Shto koment