Këtë të shtune shënohet 70 vjetori i lindjes së shkrimtarit Zejnullah Halili

03.11.2015 (komentet: 0)

 

Nën organizimin e Ars Clubit “Beqir Musliu”, kësaj të shtune, më 7 nëntor 2015, në kuadër të edicionit të gjashtë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, shënohet 70 vjetori i lindjes së shkrimtarit të shquar të letërsisë për fëmijë, Zejnullah Halilit, i cili ndërroi jetë më 24 shkurt 2004 në Prishtinë dhe u varros në vendlindjen e tij, në Kokaj të Karadakut.

 

 

Sabit Rrustemi drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu”, ka bër ëtë ditur se në ish Sallën e KK të Gjilanit ku do të mbahet ky takim letrar, i cili fillon në ora 12:00, për krijimtarinë letrare të këtij shkrimtari do të flasin prof. Dr. Xhevat Syla, kritiku letrar Prend Buzhala si dhe shkrimtari Ibrahim Kadriu, ndërsa poezi nga krijimtaria e tij do të deklamojnë nxënësit e shkollës së mesme të ulët, “Thimi Mitko”.

 

Paraprakisht, në ditën e tij të lindjes, me 5 nëntor 2015, ora 12:00, në varrin e tij fshatin Kokaj, do të bëhen homazhe si dhe do të vendosen lule.

Kthehu mbrapa

Shto koment