Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndihmon familjen Baftjari me dru për ngrohje

07.11.2015 (komentet: 0)

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, nëpërmjet Shoqatës humanitare “Bereqeti”, sot ka ndihmuar me dru për ngrohje, familjen Baftijari me fëmijë jetimë. Po ashtu, shumë shpejti kjo familje do ta merr edhe një shporet për ngrohje.

Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, Agim Hyseni, ka bërë të ditur se kësaj familje me jetimë komuna e Gjilanit I ka ndërtuar shtëpi te re, ndërsa KBI I ka pasur në përkujdesje një kohe të gjatë, mirëpo këta fëmijë ende po kanë nevojë që të ndihmohen.

 

“Fillimisht ata kanë kërkuar nga një shporet, por kur ne vendosem që t’i ndihmojmë, ata propozuan që më të hollat e shporetit të blejnë dru për dimër sepse po kanë të ftohtë dhe nuk kem asnjë copë dru në shtëpi, atëherë ne sot iu përgjigjëm kërkesës së tyre me 6 metër dru, por ditëve në vijim do ta gëzojnë edhe shporetin e ri”, ka thënë Hyseni.

 

Sipas tij, kjo ndihmë e sotme është enkas për familje me jetimë dhe të regjistruar me dokumentacion te plotë në KBI të Gjilanit. “Kjo ndihmë e sotme është në vazhdën e aktiviteteve që Shoqata Humanitare “Bereqeti”, bënë vite me radhë enkas për jetimë, ku për çdo muaj 200 jetimë ndihmohen me asistencë në të holla prej 30 €”, ka thënë sekretari i KBI-së, në Gjilan, Agim Hyseni. 

Kthehu mbrapa

Shto koment