Kamenica dorëzon në Ministrinë e Administratës Publike katalogun për shërbyesit civil

01.05.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani së bashku me udhëheqësin e personelit Faton Biqkaj pas konsultave të fundit kanë nënshkruar përshkrimet e vendeve të punës, Sinani ka falënderuar komisionin komunal për punën një mujore për kategorizimin dhe harmonizimin e vendeve të punës në shërbimin civil komunal.

Udhëheqësi i personelit Biqkaj ka dorëzuar zyrtarisht në MAP katalogun ai theksoi se Administrata komunale deri tash ka pas 210 shërbyes civil.

 

"Kemi kërkua rekomandime për 29 pozita që i kemi aktualisht mirpo nuk janë në katalogun e vendeve të punës,na mungojnë në drejtorinë e mirëqenies sociale, kulturës, mbrojtje dhe shpëtim, në bazë të katalogut do të ketë pagë të njejt për punë të njejt nuk do të ketë dallime në mes të punëtorëve siç ka ndodh deri tash dhe në bazë të qarkorës administrative Nr.01/2014 të dërguar nga Ministria e Adminstratës përkatësisht sekretari i saj nuk do të jenë shëbyes civil: Vozitësit, mirëmbajtësit, pastruesit, rojet e objektit, rojet e pyllit, teknikët e pyllit dhe zjarrëfikësit duke llogaritur prej 210 shërbyes civil sa ka komuna 67 prej tyre nuk do të jenë më pjesë e shërbimit civil komunal ata do të marrin pagat në bazë të ligjit të punës deri në vendimin e ardhshëm të qeverisë", tha Biqkaj. 

Kthehu mbrapa

Shto koment