Kamenica dhe Helvetas bashkëpunojnë për krijimin e vendeve të reja të punës

21.10.2015 (komentet: 0)

 Kryetari i komunës së  Kamenicës Begzad Sinani në bashkëpunim me përfaqësuesit e kompanisë Helvetas kanë vizituar disa biznese që janë përfituese nga projekti “Aftësitë për punësim rural“ nga Helvetasi dhe Komuna.

Sinani ka vizituar një punëtori të bletarisë dhe disa biznese të rrobaqepësisë. Në këtë rast kryetari Sinani tha se është brengosëse për kryetarin numri і madh і të papunëve kryesisht të rijnë.

 

“Ne së bashku me partnerët tonë po bashkëpunojmë me qëllim që të ju krijojmë kushte sa më të mira në zhvillimin e blegtorisë, bletarisë, turizëm malor sepse komuna e jonë ka një terren shumë mirë për zhvillimin e këtyre veprimtarive”, ka thënë Sinani.

 

Në mesin e përfituesve nga Helvetas është bletari Bajram Bajrami.

 

Ai thotë se ka filluar veprimtarinë me një bletë dhe tani ka 1200 bletë.

 

Ai falënderoj organet komunale dhe Helvetasin për përkrahje që po і bëhet bletarëve në komunën e Kamenicës.

 

Përfituese e projektit është edhe Ibadete Sermaxhaj e cila ka përfituar makina për qepje dhe me atë ju ndihmon nxënësve që të bëjnë aftësimin profesional

Kthehu mbrapa

Shto koment